Intervista – Legis.mk https://legis.mk/sq/ Open Your Heart To Those In Need. Thu, 04 Apr 2024 11:38:11 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 https://legis.mk/wp-content/uploads/2022/01/cropped-favicon-32x32.png Intervista – Legis.mk https://legis.mk/sq/ 32 32 Me rastin e agjërimit të Ramazanit: Humanitarë maqedonas dhuruan ushqime për banorët e Gazës https://legis.mk/sq/%d0%bf%d0%be-%d0%bf%d0%be%d0%b2%d0%be%d0%b4-%d1%80%d0%b0%d0%bc%d0%b0%d0%b7%d0%b0%d0%bd%d1%81%d0%ba%d0%b8%d1%82%d0%b5-%d0%bf%d0%be%d1%81%d1%82%d0%b8-%d0%be%d0%b1%d1%80%d0%be%d1%86%d0%b8-%d0%b7%d0%b0/ Thu, 04 Apr 2024 11:37:49 +0000 https://legis.mk/%d0%bf%d0%be-%d0%bf%d0%be%d0%b2%d0%be%d0%b4-%d1%80%d0%b0%d0%bc%d0%b0%d0%b7%d0%b0%d0%bd%d1%81%d0%ba%d0%b8%d1%82%d0%b5-%d0%bf%d0%be%d1%81%d1%82%d0%b8-%d0%be%d0%b1%d1%80%d0%be%d1%86%d0%b8-%d0%b7%d0%b0/
Ushqimi me shumicë vjen nga Turqia në Egjipt dhe prej andej me kamion në Rafah në Gazën jugore. Më pas gatuhet në kuzhina të improvizuara dhe u shpërndahet refugjatëve në shkollat ​​e Kombeve të Bashkuara.
]]>
Reduktohet ndjeshëm numri i emigrantëve që kalojnë ilegalisht përmes vendit https://legis.mk/sq/%d0%b7%d0%bd%d0%b0%d1%87%d0%b8%d1%82%d0%b5%d0%bb%d0%bd%d0%be-%d0%bd%d0%b0%d0%bc%d0%b0%d0%bb%d0%b5%d0%bd-%d0%b1%d1%80%d0%be%d1%98%d0%be%d1%82-%d0%bd%d0%b0-%d0%b8%d0%bc%d0%b8%d0%b3%d1%80%d0%b0%d0%bd/ Sun, 24 Dec 2023 01:57:00 +0000 https://legis.mk/%d0%b7%d0%bd%d0%b0%d1%87%d0%b8%d1%82%d0%b5%d0%bb%d0%bd%d0%be-%d0%bd%d0%b0%d0%bc%d0%b0%d0%bb%d0%b5%d0%bd-%d0%b1%d1%80%d0%be%d1%98%d0%be%d1%82-%d0%bd%d0%b0-%d0%b8%d0%bc%d0%b8%d0%b3%d1%80%d0%b0%d0%bd/
Nga Organizata “Legis”, sa i përket rritjes së numrit të rasteve të zbuluara të kontrabandës së emigrantëve, thonë se kanë ndikim masat më të rrepta të kontrollit kufitar të paralajmëruara nga BE.
“Nga njëra anë i ftohti, dhe nga ana tjetër masat e shpallura nga BE-ja për kontrollin e kufijve dhe rrugëve të migrimit të parregullt, janë arsyeja e uljes së numrit të emigrantëve të kontrabanduar.
Numri i madh i makinave, furgonave dhe kamionëve të sekuestruara, të stacionuara në qendrën transitore të Vinojug në kufi me Greqinë, flet për numrin e madh të tentativave të pasuksesshme të kontrabandës, pra aksione të suksesshme policore.
“Për fat të keq, kërkesa për kontrabandë rezulton me punësimin e shtetasve të huaj, të cilat më herët ishin më pak të zakonshme”, tha Jasmin Rexhepi nga Legis.

Gjatë 11 muajve të këtij viti janë shënuar 13500 tentativa për të kaluar kufirin tonë dhe sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pasur një ulje prej 48% të tentativave për të hyrë ilegalisht në vend.

Në nëntor të këtij viti, 548 emigrantë kanë tentuar të kalojnë pikën kufitare të Vinojugut. Ndërsa në qendrën transitore kufitare “Tabanovc” në muajin nëntor kanë qëndruar 99 emigrantë. Shumica ishin nga Siria, Nepali, Kongo, Afganistani, Pakistani, Sierra Leone dhe Palestina.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, thotë se zvogëlimi i dukshëm i tentimeve për të hyrë ilegalisht në vendin tonë është rezultat i punës së policisë dhe pranisë së Frontex-it, i cili ndihmon në sigurimin e kufirit.

Nga Organizata “Legis”, sa i përket rritjes së numrit të rasteve të zbuluara të kontrabandës së emigrantëve, thonë se kanë ndikim masat më të rrepta të kontrollit kufitar të paralajmëruara nga BE.

Vetëm gjatë muajit nëntor të këtij viti janë zbuluar gjithsej nëntë raste të kontrabandimit të 89 emigrantëve, si dhe janë shqiptuar masa ndaj 12 personave, tre prej të cilëve shtetas të huaj, ndaj të cilëve do të ngrihet kallëzim penal për “kontrabandë me emigrantë”. , “bashkëpunimi” dhe “ndihma për kontrabandimin e emigrantëve”.

Burimi: alsat.mk – Avni Tahiri

]]>