Sot në Legis morëm një donacion me veshje nga punonjësit e Halk Bank të destinuara për nevojat e popullatës lokale.
Donacionin na e prezantuan përfaqësues të punonjësve të cilët theksuan se aksione të tilla humanitare realizojnë rregullisht në mesin e punonjësve, për të ruajtur shpirtin e solidaritetit dhe për të ndihmuar bashkëqytetarët.
Përveç falënderimit të punonjësve të Halk Bank, vizitën e shfrytëzuam edhe për t’i njoftuar mysafirët tanë me aktivitetet e mëparshme të Legis, me nevojat e qytetarëve dhe se si ata mund të vazhdojnë të përfshihen në aksionet tona humanitare përmes aktiviteteve të tyre të dobishme shoqërore.

