Misioni & Vizioni

Misioni & Vizioni

LEGIS VIZIONI, MISIONI, VLERAT

 

Qëllimi ynë është t’u ofrojmë ndihmë të gjithë njerëzve që kanë nevojë për jetë me dinjitet dhe siguri, pavarësisht nga raca, gjinia, kombësia, feja, orientimi politik dhe seksual.

Ne kërkojmë një botë ku ka tolerancë, drejtësi sociale dhe njerëzim pafund, ku luftërat, varfëria dhe vuajtjet të tejkalohen dhe të gjithë njerëzit të jetojnë me dinjitet dhe siguri.

Misioni ynë është ti lehtësojmë vuajtjet dhe shtypjet që ju bëhen njerëzve, të sigurojmë dinjitet, respekt për të drejtat e njeriut dhe drejtësi sociale. Misioni ynë tenton të përhapë vepra të mira për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ne nuk shpresojmë në mënyrë pasive, por besojmë se me punë dhe mirëkuptim të ndërsjellë, të gjithë mund të kontribojmë për një botë më të mirë.

Vlerat tona janë parimet tona udhëzuese që qëndrojnë në themel të punës sonë.

Ne udhëhiqemi nga njerëzorja, i adresojmë vuajtjet njerëzore kudo që gjenden, mbrojmë jetën dhe sigurojmë respekt për njerëzit me paanshmëri, pa bërë asnjë dallim në bazë të kombësisë, racës, gjinisë, orientimit seksual, besimit fetar, ose opinionit politik. Veprimet tona kryhen vetëm në bazë të nevojës, duke u dhënë përparësi atyre që janë më tepër në rrezik.

Veprimet tona janë autonome dhe në mospërfillje të çdo qëllimi dhe agjende politike, ekonomike, ushtarake apo të tjera.

Ne i përmbahemi parimeve të pavarësisë dhe neutralitetit, nuk mbajmë anë në armiqësi dhe nuk jemi të  përfshirë në polemika të natyrës politike, racore, fetare ose ideologjike.

Ne shërbejmë si Zëri i të heshturve, për të tërhequr vëmendjen ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut, nevojave ekstreme dhe vuajtjeve të papranueshme, kur ka pengesa gjatë qasjes në ndihma, kur krizat neglizhohen dhe ofrimi i ndihmës është i papërshtatshëm ose i keqpërdorur.

Ne besojmë se diversiteti tek njerëzit dhe mes njerëzve të cilëve u shërbejmë, na shtyn që të mësojmë performansa të reja të cilat I kanalizojmë për të pasur efekt më të mirë deri tek njerëzit.

Ne iu  përmbahemi transparencës dhe llogaridhënies ndaj njerëzve dhe partnerëve me të cilët bashkëpunojmë, duke I ndarë përvojat e tona, tregimet e tona si dhe mësimet që I kemi marë nga ato aktivitete.

 

 

Share

Popular Posts
Social Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.