Historia

Historia

LEGIS u themelua në vitin 2009 në Shkup, në Maqedoninë e Veriut. Në fillim, u formula si zëri i shoqërisë civile, duke i paraqitur nevojat e tyre, duke shpalosur vullnetin dhe kërkesat e njerëzve në mënyrë të organizuar, me qëllim promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave njerëzore duke ndihmuar njerëzit e rangut social dhe duke e rritur ndërgjegjësimin apo vetdijen shoqërore.

Që nga viti 2009, LEGIS ka funksionuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht në fushata, mbledhje fondesh dhe dhënien e ndihmës në rajone të ndryshme si Bosnje dhe Hercegovinë (përmbytjet), Gaza, Somali, Myanmar, Siri, Greqi dhe në nivel kombëtar në Maqedoni (përmbytjet dhe kriza e refugjatëve). Deri në vitin 2015, organizata ka funksionuar vetëm në baza vullnetare, me pak aktivitete gjatë çdo viti.

Në vitin 2014, LEGIS ishte OJQ-ja e parë që nisi ti përgjigjej urgjentisht fluksit të përzier të refugjatëve dhe migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë humanitare, mjekësore dhe ligjore, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke avokuar për ndryshime përkatëse ligjore të legjislacionit në Maqedoni.

Në vitin 2015, aktivitetet tona kryesore u realizuan në nivel bazë në pika të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat u organizuan dhe u zbatuan nga vullnetarë dhe qytetarë vendas të cilët u mbështetën nga LEGIS në drejtim të udhëzimeve, ekspertizës dhe financimit.
Ofrimi i ndihmës humanitare në pika të ndryshme në Maqedoninë e Veriut përmes vullnetarëve lokalë dhe ekipeve, fuqizimi i kapaciteteve të vullnetarëve lokalë, përkrahja dhe referimi ndërkufitar i personave jashtëzakonisht të cenueshëm, avokimi për ndryshime në Ligjin për azil në Maqedoni (miratuar më 20.06.2015) dhe monitorimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut nga autoritetet (në bashkëpunim me HRW dhe Ombudsmanin), ishin aktivitetet tona më të mëdha në vitin 2015.

Në vitin 2016 organizata u rrit dhe puna jonë u diversifikua, krahas aktiviteteve të përmendura që kemi mbajtur viteve më herët, në këtë vit kemi filluar me mbështetje psikosociale dhe aktivitete për lehtësimin e stresit për refugjatët dhe migrantët në dy qendrat transitore kufitare në vend, TC Tabanovc dhe TC Vinojug, Gjevgjeli, fushatë dhe aktivitete për promovimin e higjienës me fokus te fëmijët, aktivitetet sportive dhe rekreative, aktivitetet e përfshirjes sociale për gratë dhe vajzat, aktivitete edhe me azilkërkues të regjistruar, si dhe renovim infrastrukturor i Qendrës për të Huaj “Gazi Baba” në Shkup. Në bashkëpunim me organizata të ndryshme joqeveritare nga rajoni i Ballkanit dhe Evropa, LEGIS kreu një anketë mbi cilësinë e vullnetarizmit emergjent mbi raste të ndryshme, nga të cilat një raport i detajuar dhe rekomandime janë të publikuara në vitin 2017.

 

Në qershor të vitit 2016, së bashku me UNHCR-në dhe MYLA, LEGIS paraqiti një propozim për ndryshimin e Ligjit për azilin në Maqedoni, i cili që nga prilli 2016 është shumë kufizues – nuk lejon qasje në procedurat e azilit për refugjatët që hyjnë nga vendet e BE-së, NATO-s dhe EFTA-s. të cilat konsiderohen si 3 vende të sigurta sipas këtij ligji. Ende nuk ka përgjigje për propozimet e këtij ligji.

Në gusht të vitit 2016, në bashkëpunim me UNHCR-në dhe Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, LEGIS filloi aksione dhe reagime të organizuara ndaj kanaleve për migrim të parregullt në rajonin e Likovës, duke ofruar ndihmë humanitare, mbrojtje dhe referim të refugjatëve dhe migrantëve që ende tranzitojnë në Evropë. Për herë të parë që nga gushti i vitit 2016, publikohen raportet zyrtare ditore të këtij kanali të famshëm të  kontrabandës dhe tregtisë.

 

Në nëntor të vitit 2016, LEGIS u bë partner zyrtar i Ombudsmanit për të punuar së bashku për të përmirësuar Mekanizmin Parandalues ​​Kombëtar kundër torturës dhe për të ofruar mbrojtje më efektive të të drejtave të refugjatëve dhe emigrantëve.

Në vitin 2016, ekipet e LEGIS ishin aktive në reagimin e parë ndaj zonave të prekura nga përmbytjet duke pastruar mbeturinat dhe duke shpërndarë ndihma humanitare për popullsinë e prekur.

Në përgjithësi, LEGIS ofron ndihmë bazuar në nevojat e popullatës sonë të synuar, duke respektuar të drejtat e njeriut, parimet tona dhe parimet e punës humanitare dhe legjislacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.