Legis në konferencë regjionale në Beograd

Sekretari i përgjithshëm i Legis-it Jasmin Rexhepi, mori pjesë në konferencën rajonale “Ballkani Perëndimor në rrugën e migrimit të parregullt dhe kontrabandimit të migrantëve” më 7 prill në Beograd, Serbi.
Konferenca u organizua nga Këshilli Ballkanik për Refugjatët dhe Migracionin dhe u mbështet nga ambasadat e Norvegjisë, Holandës dhe DRC.
U zhvilluan 3 sesione me tema interesante dhe të ndryshme si: Situata aktuale dhe sfidat lidhur e fluksin e refugjatëve nga Ukraina; Forcimi i sistemit të luftimit të kontrabandës së emigrantëve në Ballkanin Perëndimor; Mbrojtja e të drejtave të migrantëve dhe parandalimi i migrimit të parregullt në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në konferencë ishin të pranishëm përfaqësues të OJQ-ve nga rajoni, por edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore nga i njëjti rajon, ku përfshihen Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova.
Në ditën e dytë u zhvillua një takim i OJQ-ve nga rajoni i BB, të cilat morën pjesë në një projekt rajonal të Këshillit Ballkanik.

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.