Në afërsi të kufirit mes Bugarisë dhe Sërbisë është qëlluar një migrant

Një emigrant është qëlluar nga gjuetarët në kufirin mes Bullgarisë dhe Serbisë. Ngjarja ka ndodhur në “Slavceto”, ku çdo vit organizohen takime të miqësisë bullgaro-serbe, raporton BNR.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ende nuk ka njoftim zyrtar për rastin.

Emigrantët shihen çdo ditë përgjatë kufirit bullgaro-serb në zonën e komunës Trekliansko, të cilët shpesh ndalohen nga autoritetet bullgare gjatë rrugës për në Serbi. Ngjarja u shkaktua nga një gjahtar që qëlloi aksidentalisht një emigrant. Emigranti ishte fshehur në pyll dhe u qëllua aksidentalisht në këmbë. Nuk ka asnjë rrezik për jetën e tij.

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.