LEGIS NË VIZITË TË SHTËPISË SË PLEQVE NË ÇAIR

Gjatë ditës së djeshme, OJQ Legis sëbashku me me ekipin e saj dhe vullnetarë të tjerë vizituan Shtëpinë e të moshuarve -Çair ku së bashku me qytetarët që jetojnë në këtë institucion ndanë ushqim për iftar.

Në bashkëpunim me menaxherin Nevaip Ramadani kemi arritur të ofrojmë ushqime të ngrohta, pije dhe

fruta për të gjithë ku të gjithë kanë ngrënë darkë së bashku në një ambient komod.

Menaxheri Nevaip Ramadani dhe Jasmina Golubovska nga Legis mbajtën fjalime përshëndetëse për

Mysafirë të pranishëm, ndër të cilët edhe kryetari i Partisë së Pensionistëve Ilija Nikolovski.

Ata shprehën mirënjohjen reciproke për vizitën e djeshme dhe biseduan për më tej, për aktivitetet dhe bashkëpunimet në të ardhmen për të mbështetur kategoritë e cenueshme të qytetarëve që jetojnë në këtë institucion.

Ekipi i Legis-it është mirënjohës për vizitën, bisedat me të pranishmit dhe mundësinë për të

ndarë përvoja që e bëjnë jetën më të pasur.

Bashkëngjitur gjeni foto dhe video nga darka e djeshme e iftarit në Shtëpinë e të moshuarve në Çair.

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.