Organizata jonë ‘’LEGIS’’ shërben si zëri i atyre që nuk dëgjohen, apo zëri i të heshturve duke i përfaqësuar në mënyrë aktive për trajtim human dhe dinjitoz që duhet ta kenë refugjatët dhe migrantët dhe përmirësimin e situatës në Maqedoninë e Veriut gjatë qasjes së të drejtave dhe mbrojtjes në qendrat e pritjes dhe transitit, ndalimin dhe tranzitin e parregullt.
Fushata jonë e avokimit(përfaqësimit) për ndryshimin e Ligjit për Azil dhe Mbrojtjen e Përkohshme në vitin 2015 ishte e suksesshme, duke rezultuar në mbrojtje të zgjeruar dhe akses në shërbimet mjekësore dhe ndihmën humanitare për refugjatët dhe migrantët në tranzit.
Në shtator dhe tetor të vitit 2015, LEGIS mbrojti uljen e çmimit të biletave të trenit që refugjatët paguajnë për tranzit nëpër vend, i cili u rrit nga 1 euro në 25 euro për person për refugjatët dhe migrantët në shtator.
Pas mbylljes së rrugës ballkanike në mars të vitit 2016 dhe amendamenteve të fundit në Ligjin për Azil dhe Mbrojtjen e Përkohshme në Prill 2016, i cili prezantoi parimin “vend i tretë i sigurt”, i cili kufizon aksesin në procedurat e azilit bazuar në vendin e hyrjes si dhe politika kufizuese e bashkimit familjar, LEGIS, së bashku me UNHCR-në, MYLA, Komitetin e Helsinkit dhe OpenGate-LaStrada, kanë paraqitur një iniciativë të re për ndryshimin e këtij ligji.