Aksioni humanitar “Përkrahje që nga momenti i parë” u realizua ditën e premte

Ditën e premte me datë 03 qershor 2022 u realizua aksioni humanitar Përkrahje Që Nga Momenti i Parë, aksion humanitar ky në kuadër të Rrjetit E Para, rrjet ky i formuar nga OJQ LEGIS, ku Unioni Studentor në RMV ishte ideator për këtë aksion humanitar, njëherit edhe anëtar në Rrjetin E Para.

Ky aksion humanitar u dedikua për maturantë të cilët do të duhet ta regjistrojnë vitin e parë akademik në univerzitet por që kushtet financiare nuk e lejojnë të njejtën. Përveç kësaj, në RMV mbështetja financiare për studentët e vitit të parë është shumë e vogël, mos të themi që nuk ka aspak.

Përveç pagesës së vitit në fakultet, harxhimet e tjera për libra, regjistrime, materiale dhe harxhime të përditshmërisë, arrijnë një shumë të madhe të cilën një student është pothuajse e pamundur ta mbulojë vet.

Andaj, urojmë që ky aktivitet me karakter human të ndihmojë sado pak një student/studente që dëshiron ta regjistrojë vitin akademik 2022/2023.

Për këtë aktivitet u përkujdesën ekipa punuese e Legis dhe Unionit Studentor.

Aktiviteti kishte përfshirë shitjen e pikturave nga dy studente të arkitekturës Semra Rashiti dhe Melisa Salihi si dhe punime dore, argjend dhe aksesoare të ndryshme.

Kontribut në këtë aktivitet kishin edhe profesorët universitarë prof Ali Pajaziti, prof Ajtene Qamili, prof Bujamin Bela si dhe prof Argëtim Saliu, bashkë me Mersiha Smailovic kryetare pranë Legis, Nermine Hamidi kryetare aktuale pranë USSH dhe kordinatore në Legis si dhe Jasmina Golubovska kordinatore e projekteve.

Pikturat e tjera do të keni mundësi ti bleni online dhe të njejtat mund ti gjeni në faqen e Legis-it në facebook, instagram si dhe në faqen e Unionit Studentor në facebook dhe instagram.

Të gjitha këto donacione në fund do të shkojnë për qëllimin fisnik të këtij aktiviteti.

 

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.