Ambasada e Ukrainës dhe Shoqata e Ukrainasve në R.M.V ndanë Mirënjohje për Jasmin Rexhepi

Sot, në hapësirat e OJQ LEGIS mirëpritëm përfaqësuesin nga AMBASADA e UKRAINËS, i nderuari z. Roman Buga dhe përfaqësuesin e Shoqatës së Ukrainëve në RMV ‘’LESJA UKRAINKA’’ z. Oleksandr Urbanoviç.

Ambasada e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndan MIRËNJOHJE për Jasmin Rexhepi për ndihmën dhe mbështetjen aktive të Ukrainës dhe popullin ukrainas në kushte të luftës nga ana e Federatës Ruse, si dhe për dhënien e ndihmës së vazhdueshme humanitare.

Shoqata e Ukrainasve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ‘’Lesja Ukrainka’’ ndan MIRËNJOHJE për Jasmin Rexhepi për ndihmën dhe mbështetjen aktive të Ukrainës dhe popullin ukrainas në kushte të luftës nga ana e Federatës Ruse, si dhe për dhënien e ndihmës së vazhdueshme humanitare.

Këto mirënjohje i’u ndanë Jasmin Rexhepi-t në emër të aktiviteteve të realizuara në OJQ Legis.

Si Ojq Legis, do të jemi gjithmonë afër atyre që më së shumti kanë nevojë, solidarizimi dhe bashkëpunimi janë elementet kryesore të funksionimit tonë si organizatë me të gjitha kapacitetet tona!

Me këto mirënjohje edhe njëherë dëshmojmë paanshmërinë e Legis-it në veprimtarinë e saj dhe ndihmë ndaj të gjithë njerëzve pavarësisht përkatësisë fetare, etnike apo racore.

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.