Ndihma Ushqimore

Ndihma Ushqimore

Ndihma ushqimore është një nga programet më të mëdha të LEGIS-it. Sigurimi i aksesit në ushqim dhe ujë për refugjatët dhe migrantët, azilkërkuesit, emigrantët pa dokumente, ka qenë qëllimi ynë që nga viti 2014.

Programi LEGIS Food Aid është hartuar sipas kontekstit dhe nevojës aktuale. Përfshin ushqime të ngrohta dhe pako me ushqime të thata që shpërndahen përmes ekipeve tona në pikat e shpërndarjes në Maqedoninë e Veriut.

Në vitin 2015, LEGIS shpërndau 600,000 pako ushqimore për refugjatët që kalonin tranzit nëpër Maqedoni.

LEGIS ofron ndihmë ushqimore në dy qendrat e përkohshme (tranzite) të refugjatëve në Maqedoni, TC Tabanovce dhe TC Vinojug, Gjevgjeli. Në vitin 2016 programin e ndihmës ushqimore në qendrat e kanë ndërmarrë posaçërisht Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, por pas vitit 2017 LEGIS vazhdon të furnizojë në këto qendra sipas nevojës.

LEGIS ofron shpërndarjen e ndihmave ushqimore për refugjatët e parregullt dhe pa dokumentacion dhe migrantët përmes pikës sonë të shpërndarjes dhe zyrës në komunën e Likovës.

Për refugjatët e akomoduar në Qendrën për azilkërkues “Vizbeg” në Shkup dhe në Qendrën për të huaj “Gazi Baba” në Shkup, nëse është e nevojshme, ofrojmë pako ushqimore ose ushqime të ngrohta dhe produkte ushqimore.

LEGIS është gjithashtu një organizatë lokale aktive. Falë donatorëve tanë vendas dhe të huaj, në baza mujore ofrojmë pako ushqimore për popullatën jashtëzakonisht të cenueshme nga aspekti ekonomiko social, ushqime të ngrohta dhe fruta e perime.

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.