Të nderuar vizitorë dhe njerëz të mirë,
Jeni të lirë të parashtroni cfarëdo qoftë pyetje që jeni të interesuar, por para se të na parashtroni ndonjë pyetje, ju lutem shihni pyetjet dhe përgjigjet e mëposhtme, ndoshta përgjigjen mund ta gjeni veç se aty.
- Si mundet të marim pjesë në aktivitetet e juaja?
Legis shpërndan rreth 100-200 bukë në ditë dhe mbi 100 pako me ushqime në muaj për vendasit të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Ne kemi nevojë për vullnetarë të cilët do të ndihmojnë në përgatitjen e paketave dhe shpërndarjen e tyre dhe bukën në selinë e Legis në Shkup në rrugën Xhon Kenedi, 1000 Shkup.
- Si të japim donacione?
Ju mund të dhuroni/jepni donacion në llogarinë tonë bankare.
Për qytetarët e Maqedonisë:
210065044340153
NLB Tutunska Banka
Shoqata e qytetarëve Legis Shkup
Për të huajt:
Emri i kompanisë: Shoqata e qytetarëve LEGIS Shkup
Adresa RRUGA CVETAN DIMOV NR.4 / 1-5 SHKUP – ÇAIR
Kodi IBAN MK07210722000027421
Detaje rreth bankës Banka: Emri NLB TUTUNSKA BANKA AD SKOPJE
Numri tatimor: 4082009501690
Numri i identifikimit: 6504434
Adresa e bankës: Nënë Tereza 1
Vendi Maqedoni
SWIFT TUTNMK22
- A mund të dhuroj artikuj/produkte?
Po mundeni, por nëse jeni shtetas i huaj, fillimisht duhet të na tregoni qëllimin në mënyrë që t’ju japim udhëzime për procedurat. Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për procedurë të tillë. Artikujt që na duhen janë rroba dhe këpucë sezonale për të rritur dhe fëmijë. Gjatë motit të ftohtë na duhen veçanërisht palltot e shiut, xhaketat, batanijet, kapele dhe shalle. Rrobat e vjetra duhet të jenë të pastra, të ruajtura dhe të renditura. Të gjithë artikujt mund të dorëzohen në lokacionin tonë.
- A mund të shpërndaj ndihma direkte për refugjatët?
Kampet ku regjistrohen refugjatët dhe ku shpërndahen ndihmat për ato, janë të mbyllura dhe hyrja lejohet vetëm për organizatat e licencuara nga Qendra e Menaxhimit të Krizave. Legis është një prej tyre, kështu që për të shpërndarë ndihma me vullnetarët tanë do t’ju duhet një kontratë prej tek ne si vullnetarë dhe një kartelë identiteti. Nëse jeni shtetas i huaj, ekziston një procedurë. Do të duhet të kontaktoni Ambasadën e Maqedonisë në vendin tuaj dhe do t’ju duhet të aplikoni për vizë vullnetare në Maqedoni. Aty do t’ju tregojnë se çfarë dokumenti duhet të dorëzoni.