Legis nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën Shuto Orizari!

Sot, Legis nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën Shuto Orizari!

Në takimin që kishim me Kryetarin e Komunës Shuto Orizari z. Kurto Dudush, biseduam për projektet e organizatës dhe aktivitetet të cilat janë të fokusuara kryesisht në ndihmën humanitare dhe ndërgjegjësimin për të ofruar ndihmën e nevojshme ku sëbashku me Komunën e Shuto Orizari mund të kontribojmë edhe më tepër në fushën e lartëpërmendur si dhe në fushat e projekteve për edukim, arsim dhe kulturë tek të rinjtë.

Me nënshkrimin e këtij memorandum Legis dhe Komuna e Shuto Orizari brenda kornizave ligjore do të ofrojnë mbështetje për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta humanitare dhe projekteve tjera në fushën e rinisë, arsimit dhe kulturës në teritorin e kësaj komunës.

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.