Legis u siguroi ndihmë humanitare dhe juridike refugjatëve të Ukrainës

Me përkrahjen e Balkan Civil Society Development Network Skopje, (BCSDN Skopje), gjatë periudhës 2 mujore shtator dhe tetor, Legis siguroi ndihmë humanitare dhe juridike për refugjatët nga Ukraina të cilët qëndrojnë në shtetin tone dhe ndihmë në procesin integrative. Legis bashkëpunoi me organizatën joqeveritare lokale Lesja Ukraina që të arin deri tek ata që kanë nevojë për ndihmë.

Janë shpërndarë gjithsej 40 paketa ushqimore dhe 40 paketa higjienike deri tek 12 familje dhe 2 individë apo gjithsej 68 persona. Familjet dallohen në bazë të numrit të anëtarëve dhe moshës.

Shumica e familjeve dhe individëve jetojnë në Shkup por aritëm edhe deri tek familje që jetojnë në qytete tjera sikurse: Tetovë, Berovë dhe Valandovë. Të gjitha paketat u shpërndanë nga ekipa e Legisit deri tek adresat e pranuesve me kujdes të veçantë për çdo nevojë individuale dhe familjare.

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.