Nuk pakësohet pasuria dhe nuk humben mirësitë duke dhuruar, veç se na rikthehen me begati edhe më të mëdha!
Përgjegjësinë shoqërore që e kemi ndaj bashkëvendasve tanë në këto ditë të ftohta dimri, e realizojmë me vazhdën e dhurimit të paketave ushqimore dhe higjienike që sado pak t’iu lehtësohet gjendja e tyre.
Kjo përgjegjësi padyshim është realizuar me grumbullimin e donacioneve të juaja të cilat janë shëndruar në ndihmë humanitare për ata që kanë vërtet nevojë.
Ne si anëtarë të Legis-it ju jemi falënderues që jeni përkrahës të aktiviteteve tona si organizatë në ndihmë të të tjerëve. Ky mobilizim të mos mungojë sepse ka gjithmonë njerëz që kanë nevojë për ne!