Në ndihmë të Mitrovicës dhe Skënderajit
të vërshuar. Komuna e Çairit bashkë me Fondacionin “Albiz”, Barnatoren “Herba”, Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë të Çairit “Bajram Miftari”, “Kalliri i Mirësisë”, Fondacioni “NUN”, shoqatat “El Hilal”, “Merhamet” dhe “Legis” sot dërguan ndihma për rajonet e vërshuara të Kosovës, Mitrovicë dhe Skënderaj.

Ndihma kap vlerën prej rreth 1.000.000 denarë dhe përbëhet nga gjësende, me të cilat shpresojmë që sadopak do të ndihmojmë në sanimin e dëmeve dhe tejkalimin e vështirësive të krijuara pas vërshimeve të disa ditëve më parë.