Një tregim nga një qytetar i Çairit i cili dhuroi ushqim për të varfërit në Legis nga dasma e tij

Të japësh nuk të bën më pak të pasur, përkundrazi mirësia i shton mirësitë!

Muajt e verës njihen si muaj të sezonit të dasmave, ku harxhimet, në shumicën e rasteve janë të shumta dhe ndodh shpesh herë që paguan më shumë se që ka nevojë duke munguar mysafir apo arsyje të ngjashme.

Një qytetar nga Çairi, nga dasma e tij vendosi që ta dhuron ushqimin e tepërt që ishte nga dasma e tij, me këtë që ai nuk deshi ta hidhte ushqimin por në vend të kësaj, tua jepte të tjerëve që kishin nevojë më shumë se gjithkush tjetër.

Ai kishte vendosur që nëpërmjet organizatës tonë Legis ti dhuron porcionet për të varfërit. Kështu edhe vepruam, ditën e shtunë u shpërndanë gjitha porcionet.

E falënderojmë për këtë gjest shembullor dhe urojmë që kjo të mbetet si porosi edhe për shumë të tjerë sepse ajo që jipet nuk pakësohet, përkundrazi, shtohet

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.