Një trup i pajetë është gjetur në kalimin kufitar Bogorodicë

Nuk mbarojnë vuajtjet e emigrantëve dhe as njoftimet e Ministrisë së Brendshme për incidente me kalime të paligjshme, transport të paligjshëm, parandalim të transportit të paligjshëm të emigrantëve nëpër vendin tonë. Rasti i fundit ka përfunduar tragjik për një migrant që dje u gjet i vdekur në pikën kufitare Bogorodicë.

Në raportin e policisë thuhet se:

– “Me datë 09.06.2022 (e enjte) në ora 01.45 është raportuar se në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në hapësirën ndërshtetërore të shiritit rrugor, është vërejtur një person migrues pa shenja jete. Një mjek nga Emergjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje nga Prokurori Publik dhe ekip nga Stacioni Policor Gjevgjeli”, njofton MPB.

Raporti nuk tregon shkakun e vdekjes së migrantit dhe si ka ndodhur, qoftë për shkak të problemeve shëndetësore, lodhjes apo dhunës. Për të gjitha këto duhet të përgjigjet autopsia.

Andaj, me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

https://gevgelijanet.com/index.php?option=com_k2&view=item&id=7116%3Apronajden-mrtov-maz-na-gp-bogorodica&Itemid=663&fbclid=IwAR3bU0qkyi5rgzvMDtcbu3BdziVN5XJo85-KfRbBb831f9jnmURCNa33z74

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.