Me pikëllim dhe shqetësim të madh i ndjekim fatkeqsitë në Afrikën e Veriut.
Tërmeti në Marok dhe përmbytjet në Libi morën pothuajse të njëjtin numër jetësh njerëzish dhe numri i të vdekurve po rritet çdo ditë. Një pjesë e botës dërgoi ekipe shpëtimi në solidaritet. Fatkeqësisht, mijëra familje mbetën pa shtëpi.
Njerëz nga këto zona u përpoqën të emigronin çdo ditë në të gjithë vendin tonë, për arsye sigurie apo ekonomike. Në të ardhmen presim që ky numër të rritet dhe arsyeve t’i shtohet edhe faktori i ndryshimit të klimës.
Ndryshimet klimatike si faktor migrimi duhet të merren seriozisht dhe të futen si një arsye e vlefshme për të kërkuar azil në nivel ndërkombëtar. Ndryshimet klimatike do të jenë gjithnjë e më të shpeshta dhe si pjesë e pasojave të tyre negative do të jetë edhe shtimi i migrimit.