PËR NE

PËR NE

LEGIS është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2009 në Shkup, Maqedoninë e Veriut. Fillimisht kjo organizatë u krijua për të qenë një zë dinjitoz i nevojave të komunitetit. Në fillim, kjo organizatë u themelua me dëshirën e njerëzve(themeluesve të saj) në vendin ku edhe ata jetonin, për të promovuar vlerat themelore në ndihmë të njerëzve të cilët kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje, për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit shoqëror, si dhe për të dhënë reagimin e duhur me veprat e duhura në kohë për këtë kategori të njerëzve. Kjo arrihet përmes kompetencës profesionale dhe më e rëndësishmja – bamirësisë me përkushtim të lartë entuziast.

LEGIS e fokuson aktivitetin e tij në dhënien e ndihmës së nevojshme humanitare në çdo aspekt dhe duke bërë çdo përpjekje për të parandaluar shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njerëzve që kanë qenë në vështirësi, viktima të ndonjë fatkeqësie, të prekur nga lufta dhe fatkeqësi të ngjashme, të plagosur, të shtypur ose të mbetur të uritur dhe të pastrehë, si në nivel kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kështu, Legis ka arritur në vende të ndryshme si Siria, Somalia, Maqedonia, Greqia etj për qëllimin e tij parësor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovimin e solidaritetit dhe parandalimin e shkeljeve.

Në ndjekje të materializimit të qëllimeve të tij, LEGIS ka prioritet:

  • Rajonet e goditura nga lufta dhe ato të pasluftës
  • Zonat e fatkeqësive

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.