‘Uniteti ynë është forca jonë, diversiteti është fuqia jonë’

Nga 30.09 deri më 02.10. 2022 në hotel Beograd në Strugë, Legis organizoi shkollën e këtij viti për të drejtat e njeriut dhe aktivizmi i të rinjëve nga pakicat etnike në R.M.V nën moton ‘Uniteti ynë është forca jonë, diversiteti është fuqia jonë’. Qasja deri tek edukimi jo formal dhe ligjeratat për të drejtat e njeriut edhe këtë vit u mundësua nga Agjencioni për zbatimin e të drejtave të pakicave në RMV si dhe Ojq Legis.

 

Në shkollën për të drejtat e njeriut dhe aktivizëm morën pjesë të rinjë nga Shkupi, Koçani, Kavadarc dhe Struga të cilët kishin mundësinë të njihen me konceptet e të drejtave të njeriut dhe të drejtat në përgjithsi, me inter dhe multi kulturalizëm, të drejtat e komuniteteve në RMV dhe Bashkimin Evropian dhe të rinjtë dhe aktivizimi. Për ligjerim u përkujdesën Jasmina Golubovska nga Legis dhe Emina Rustemovska si bashkëpunëtore e jashtme.

Përveç konceptit të së drejtës, të rinjtë kishin mundësinë të bisedonin edhe për ambientin e pastër si një nga problematikat kyçe që i tangon shtetasit e R.M.V-së.

Pjesëmarrësit treguan interes të veçantë për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe në 2 muajt e ardhshëm të përgadisin aktivitet për çështje ekologjike që e tangon të gjithë shoqërinë.

 

Legis, çdo vit tenton ti organizojë këto trajnime dhe shkolla për të rinjtë dhe të drejtat e njeriut dhe të mundëson qasje për të rinjtë e grupeve më të vogla etnike, të cilët jo gjithmonë kanë qasje të barabartë deri tek informacioni dhe mundësia që ti ndërtojnë njohuritë e tyre dhe në mënyrë aktive të veprojnë në përfaqësim të të drejtave të tyre.

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.