Vizitë e organizatës sonë partnere në Turkiye

Kryetari i Legis, Jasmin Redjepi, ka vizituar Fondacionin Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, IHH. Ai u prit nga Sekretari i Përgjithshëm Dr. Durmush Aydın, anëtari i bordit drejtues Osman Atalay dhe koordinatori për Evropën dhe Amerikën Mariglen Shehi.

Në takim, presidenti Jasmin Redjepi shprehu mirënjohjen e tij ndaj partnerëve për realizimin e ndihmave humanitare në Gaza, në kushtet më të vështira që ne si njerëzimi po përballemi deri më tani. Në të njëjtën kohë, ai u dhuroi atyre një Certifikatë mirënjohjeje në emër të Legis dhe të gjithë donatorëve tanë.

Dr. Aydn falënderoi për besimin, për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë donatorët tanë.

IHH është partneri ynë afatgjatë në të gjitha misionet humanitare ndërkombëtare. Me ndihmën dhe logjistikën e tyre në terren, donacionet e qytetarëve dhe donatorëve tanë u realizuan në Gaza, në formë të vakteve të ngrohta dhe iftareve gjatë Ramazanit.

Gjatë Ramazanit, me donacionet e qytetarëve tanë u shpërndanë 19177 iftare/ushqime të nxehta në Gaza.

Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.