Çfarë kemi bërë deri tani?

Çfarë kemi bërë deri tani?

LEGIS organizoi dhe ishte pjesë e shumë projekteve që fokusoheshin në ndihmën humanitare si dhe ndërgjegjësimin për të ofruar ndihmën e nevojshme. Mori pjesë dhe udhëhoqi shumë fushata, projekte për mbledhjen e fondeve dhe aktivitete vullnetare për komunitetin njerëzor si në nivel lokal ashtu edhe në atë global. Që nga fillimi i aktiviteteve të organizatës sonë në vitin 2009, vlen të përmenden:

 

  1. Fushatë e madhe me një organizatë tjetër nën sloganin “SOLIDARITETI ME GAZA”
  2. Udhëtim për në Gaza – Flotilja e Lirisë, anija Mavi Marmara.

III. Fushata 1 mujore për të mbledhur fonde për Somalinë dhe për të ofruar ndihmë në kampin Dadab.

  1. Fushata dhe mbledhja e fondeve për të mbijetuarit e gjenocidit mysliman të Mianmarit.
  2. Siri – kamp refugjatësh në qytetin sirian Babul Hawa, dhurim i tre (3) autoambulancave.
  3. Fushata dhe donacion për përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë.

VII. Puna vullnetare aktive duke ofruar ndihmë humanitare gjatë krizës së refugjatëve përgjatë rrugës ballkanike në të dy kampet në Maqedoni

Aktiviteti ynë aktual është të ndihmojmë refugjatët që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut duke ofruar pako ushqimore, sende higjienike, veshje të nevojshme dhe pajisje të ndihmës së parë. Organizata ka ndihmuar mijëra refugjatë dhe ka shpërndarë të paktën 600,000 pako ushqimore që nga dimri i vitit 2014. Duke pasur parasysh faktin se lufta kundër valës së refugjatëve është çështje globale, në Maqedoni numri i transiteve të vendit tonë filloi të rritet në vitin 2014. Aktivitetet tona të ndihmës filluan pasi refugjatët kaluan në këmbë ose me biçikletë, për shkak të mungesës së përdorimit të ligjshëm të transportit publik. Për këtë qëllim i kemi ndihmuar duke iu ofruar ushqimet e nevojshme dhe jo ushqimore si dhe ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të rënda gjatë ecjes. Për më tepër, ne i ndihmuam ata të riparonin biçikletat e tyre sipas nevojës. Së fundi, ne ishim iniciatorët e ndryshimit të ligjit për refugjatët në Maqedoni, i cili rezultoi me trajtim dinjitoz ligjor të tyre duke ofruar transport publik të ligjshëm në Serbi.

Share

Popular Posts
Social Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.