LEGIS është një organizatë humanitare jofitimprurëse e shoqërisë civile që ofron ndihmën e nevojshme humanitare dhe ligjore për refugjatët, azilkërkuesit, PZHBV-të, migrantët dhe njerëzit me nevoja të ndryshme ekonomike apo sociale. Ne ekzistojmë për të mbrojtur jetën, për të lehtësuar vuajtjet dhe shtypjen dhe për të garantuar dinjitetin, respektimin e të drejtave të njeriut dhe drejtësinë sociale.
Ne ofrojmë ndihmë bazuar në nevojat e popullatës sonë të synuar, duke respektuar të drejtat e njeriut, parimet tona dhe parimet e punës humanitare.
Aktivitetet tona në dy vitet e fundit kanë për qëllim përgjigjen ndaj flukseve të përziera të migrantëve në Maqedoninë e Veriut, sepse LEGIS është organizata e parë joqeveritare që ofron ndihmë të organizuar që nga viti 2014.
Ne udhëhiqemi nga besimi në humanizëm, drejtësi dhe përkushtim të thellë. Ne besojmë se me një qasje të përbashkët mund të zbusim rreziqet dhe të krijojmë një mjedis të sigurtë ku lulëzon një jetë dinjitoze.
Ne japim shembuj për një botë më të mirë ku mbizotëron tolerance dhe ku ka diversitet, me respekt dhe humanizëm të pafund. Çdo veprim i ndërmarrë është në përputhje me ligjin dhe sjelljen ligjore, si dhe besojmë se çdo person që ka nevojë për ndihmë mund ti ndihmojmë. Ju sigurojmë se aktivitetet tona menaxhohen me përgjegjësi në interes të atyre që kanë nevojë për to. Ne përpiqemi të marrim masa kur të drejtat dhe liritë e njeriut shkelen dhe të zbatojmë politika dhe praktika që u ofrojnë atyre trajtim ligjor me dinjitet dhe respekt.