Njerëzit në lëvizje, duke ikur nga lufta, persekutimi dhe detyrimi, shpesh privohen nga qasja e duhur në ujë, dhe vende për nevoja higjienike. Programi LEGIS WASH bazohet në përgjigjen ndaj nevojave të popullatës në tranzit dhe në qendrat e pranimit dhe paraburgimit.
Programi ynë WASH përfshin instalimin dhe mirëmbajtjen e ujësjellësit dhe sanitarisë, shpërndarjen e mjeteve higjienike si dhe aktivitete për promovimin e higjienës në qendrat e përkohshme (transitore) për refugjatë në Maqedoni, Tabanovce dhe Vinojug, Gjevgjeli.
Qasje në ambientet e pastrimitNë gjysmën e dytë të vitit 2015, kur tranziti i refugjatëve në Maqedoni u organizua në dy qendra tranzite, në hyrje në Gjevgjeli dhe në dalje në Tabanovc, LEGIS kontribuoi në pjesën për t’u siguruar qëndrim të përkohshëm dhe transit dinjitoz mijëra refugjatëve që kalojnë tranzit çdo ditë. .Në bashkëpunim me Solidarites International, LEGIS ka vendosur tualete në hyrje të qendrës së tranzitit, ku refugjatët dhe emigrantët rreshtohen dhe presin me orë të tëra për t’u pritur dhe rregjistruar. Instalimi i 2 tualetev për burra, 2 grave dhe 1 tualeti për personat me aftësi të kufizuara dhe një fuçi me ujë për pastrim u plotësua shpërndarje e rregullt e preparateve dezinfektues për përdorim personal, duke kontribuar në rritjen e mbrojtjes, dinjitetit dhe cilësisë së jetës së refugjatëve dhe emigrantëve që hyjnë në vend. .Në vitin 2016, në partneritet me Solidarites Internation, LEGIS përfundoi rinovimin e ambienteve të WASH në Qendrën e Paraburgimit në Gazi Babë në Shkup, duke ofruar qasje adekuate dhe të përsshtatshme ndaj gjinive në objektet për ujë dhe sanitari për refugjatët dhe migrantët e ndaluar në Maqedoni.Fushata për promovimin e higjienësPër të përmirësuar gjendjen higjienike në kampe dhe për të promovuar dhe forcuar sjelljen pozitive higjienike të popullatës, dhe në këtë mënyrë për të mënjanuar rreziqet shëndetësore dhe sjelljet e rrezikshme, LEGIS zhvilloi një fushatë për promovimin e higjienës në qendrat e përkohshme transit në Maqedoni, Tabanov dhe Vinojug, Gjevgjeli.Aktivitetet dhe iniciativat e ndryshme janë pjesë e fushatës së NR-së, kryesisht për fëmijët që jetojnë në kamp, por edhe popullsinë e rritur. Aktivitetet edukative dhe ndërgjegjësuese plotësohen me qasje të përmirësuar në objekte dhe produkte higjienike me cilësi të lartë. Përfshirja e popullatës së synuar në planifikimin, krijimin dhe zbatimin e aktiviteteve dhe programeve është parimi ynë bazë udhëzues dhe avantazhi ynë për një fushatë të suksesshme dhe rezultate pozitive.