Ndihma humanitare nga Maqedonia ka mbërritur në Gaza!

Ndihma humanitare nga Maqedonia ka mbërritur në Gaza! 🇲🇰 ❤️ 🇵🇸
Të nderuar bashkëqytetarë dhe donatorë fisnikë, të gjithë ju që dhimbjen dhe pikëllimin tuaj e keni kthyer në donacion përmes aksionit humanitar të Legis për Gazën, sot ju sjellim një lajm të gëzuar: donacionet tuaja kanë mbërritur në Gaza!
Në konsultim me partnerët tanë të besuar nga Turqia, të cilët janë në terren, ne kemi rënë dakord që nevoja më urgjente tani për banorët e Gazës është ushqimi.
Prandaj Legis mori pjesë në kolonën me ndihma ushqimore humanitare, e cila hyri në Gazën jugore përmes Rafahut, ku puna e kuzhinës vazhdoi për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimeve të ngrohta.
Në emër të qytetarëve human të Maqedonisë janë gatuar 3000 vakte të ngrohta të cilat iu shpërndanë popullatës civile në pjesën jugore të Gazës.
Falë donacioneve, shqetësimeve dhe lutjeve tuaja, ne arritëm ta përfundojmë këtë aksion të parë të përbashkët në kushte kaq të vështira ushtarake.
Ky nuk është fundi i aksionit tonë humanitar për Gazën. Ne vazhdojmë me ndihmën dhe mbështetjen tuaj!
Bëhuni një nga ata që janë të vazhdueshëm në solidaritet dhe dhurues për të ushqyer sa më shumë njerëz të zhvendosur brenda në Gaza.
Nevojat e tyre janë të mëdha, mundësitë tona janë modeste por të arritshme! Të mos nënvlerësojmë asnjë qindarkë, sepse çdo vakt është i rëndësishëm, çdo jetë e shpëtuar është e rëndësishme!
Dhuroni për:
270-0650443401-60 Hulk Bank

Share

Popular Posts
Social Share

Signup for Alerts

Aliq is notm hendr erit a augue insu image pellen tes.